Strazimiri: Në Shqipëri njerëzit kanë humbur besimin tek vota, ky është misioni kryesor i qeverisë

21:07, 05/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisonin ‘Çim Peka Live ‘në SYRI TV ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gant Strazimiri.

Strazimiri është shprehur se pjesëmarrja e vogël e gjeneratës së re në zgjedhje vjen si pasojë e mungesës së besimit që njerëzit kanë tek vota.

"Tek gjeneratat e reja që nuk marrin në pjesë në zgjedhje sipas Baton Haxhisë është për shkak se nuk besojnë te opozita nuk më duket e saktë. Unë mendoj se besimi ka humbur tek vota, nëse pyet njerëzit nëse a do ta ndryshojnë jetën dhe të ardhmen me votë ata thonë jo, drejtësia e nisi me 98% besimin tani ka përfunduar në 2%.

Njerëzit nuk kanë besim tek vota sepse kryeministri 24 orë përpara zgjedhjeve thotë se unë do të marr aq bashki dhe aq vota dhe jep rezultatin në vlerë absolute, kjo është kontabilitet dhe jo parashikim.

Mendoj se kjo është më e thellë se aq, ne jemi disa njerëz që nuk dorëzohemi dhe po përpiqemi që të nxisim besimin tek procesi zgjedhor, dhe jemi në pikën e viteve 30 ku njerëzit thonë se demokracia nuk është zgjidhje më.

Përballë kë një qeveri e cila fokusohet te mungesa e njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje, qeveria ka detyrën që populli të dalë dhe të votojë pasi përdor të gjitha metodat e mundshme antidemokratik që ti ndalojë.

Ne kem një problem të fortë demokracie, nuk është problem  shkëputja e Gaz Bardhit dhe Bashës nga PD-ja sepse këto janë njerëz të sponsorizuar nga pushteti të dëmtojnë sa më shumë opozitën. Në momentin kur kemi një problem të fortë demokracie populli duhet të ngrihet në këmbë dhe të, dhe nuk është zgjidhja kush mund të largohet i pari por të qëndrojë këtu dhe të luftojë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco