'Gjashtë pyetje KQZ-së, për korruptimin e pajisjeve të votimit'

'Gjashtë pyetje KQZ-së, për korruptimin e pajisjeve të votimit'

20:13, 05/06/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi.

Eureka!!! KQZ-ja paska zbuluar se fletët e votimit në Elbasan dhe Kamëz përputhen me votat elektronike dhe na e bën bujë?! Po kush e kontestoi këtë dhe kush e kërkoi?!

Fleta e printuar e merr komandën pasi komanda është manipuluar në algoritëm. Po këtë e di dhe bufi.

Ajo që kemi kërkuar nga KQZ të përgjigjet dhe për të cilën ka prova mjaftueshëm është:

1. Korruptimi i procesit zgjedhor

2. Korruptimi i pajisjes së identifikimit që u nxor jashtë loje qëllimisht

3. Korruptimi i softwarit të votimit elektronik i evidentuar nga vetë zgjedhësit dhe i raportuar disa herë gjatë ditës së votimit në KQZ

4. Identifikimi i kompanisë që çertifikoi softëar-in e prodhuar nga kompania e kontraktuar

5. Nënkontratat e lidhura nga kompania fituese me kompanitë e tjera

6. Lejimin e kqyrjes së pajisjeve të votimit nga ekspertë të dedikuar dhe çertifikuar ndërkombëtarisht

Vetëm atëherë mund të bërtasë Eureka! Sot fatkeqësisht nuk dha asnjë përgjigje nga të gjitha këto në KAS.

 P.s - Nuk kisha aspak ndërmend të merresha me KQZ-në apo me deklarata, sepse faktet dhe jo justifikimet janë ato që rrëzojnë dyshimet, por nxitimi i saj absurd për të deklaruar gjëra të pakërkuara, shmangia e përgjegjësive dhe përgjigjeve si dhe shtimi i burimeve nga vetë brenda KQZ-së për manipulim, më detyrojnë!!!

Shihni në video vetëm një rast të thjeshtë kur operatori i PEV jo vetëm ndërhyn, korrupton procesin de orienton votuesin jashtë çdo ligji, por madje ngre dhe grushtin ideologjik të KQZ!!!

Ta gëzojë KQZ! Ka plot raste të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco