‘Valbona pa energji elektrike, gështenja në rrezik’, Deputeti Çelaj paraqet në Kuvend problematikat e Tropojës

‘Valbona pa energji elektrike, gështenja në rrezik’, Deputeti Çelaj paraqet në Kuvend problematikat e Tropojës

15:37, 05/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratikë për Tropojën Isuf Çelaj ka shtruar gjatë fjalës së tij në Kuvend një numër problematikash me te cilat përballen banorët e zonës që përfaqëson.

Ai ka shtruar në sallën e kuvendit mungesën e energjisë elektrike në një zonë turistike si Vabona. Më poshtë në fjalën e tij deputeti Çelaj ka kërkuar ndërhyrje emergjente për të shpëtuar masivin e madh të gështenjës së Tropojës e cila po rrezikohet nga “Grerza aziatike”.

Fjala e plotë:

E nderuar drejtuese e seancës,

Të nderuar qytetar të Tropojës,

Të nderuar koleg

#Problematikat e hallet e qytetarëve të Tropojës janë të shumëta,por sot jam këtu përpara jush për dy shqetësime shumë të mprehta të atyre banorëve pasi edhe herë të tjera i kam ngritur nga kjo foltore por deri tani kanë rënë vesh të shurdhër të kësaj qeverie!

# Problematika e parë ka të bëjë me mungesën e investimeve në rrjetin e transmetimit e shpërndarjes për furnizimin me energji elektrike të fshatrave të luginës së Valbonës zona më e bukur e piktoreske e Alpeve shqiptare ku numëri i turistëve vendas e atyre të huaj ka ardhur në rritje nga viti në vit dhe veprimtaria e vetme për sigurimin e të ardhurave për familjet e ketyre fshtarave është turizmi! Është detyrë e qeverisë që tju sigurojë kushte për zhvillimin e një turizmi të qendrueshëm ku një nga më kryesorët është furnizimi me energji elektrike 24 orë gjë e cila për këta banorë nuk u është siguruar megjithëse ata i paguajnë rregullisht faturat e majme të energjisë elektrike, linjat janë investime të vjetra e të shkatërruara zona prodhon energji por energji nuk ka , dy herë është shpallur procedura nga Osshee dhe në të dy herët është anulluar me justifikimin se gjoja nuk ka fonde nga thatësira apo situata energjitike në vend ky veprim është një diskrimin i bërë nga kjo mazhorancë ndaj këtyre banorëve! Investimet private në hotele e bujtina shtohen nga viti në vit prandaj nevoja për investime serioze në rrjetin e transmetimit e shpërndarjes së energjisë elektrike është urgjente, pasi turizëm me gjenerator nuk mund të ketë!

Thirrja ime e ripërsëritur shkon për ZvKM Balluku e drejtuesit e Oshsee që të finalizohet procedura për furnizimin me energji të fshatrave Klysyrë,Dragobi, Valbonë, Rrogam i Shalës e Çerem pjesë e bukurive natyrore e turistike të luginës së Valbonës!

#Problematika tjetër ka të bëjë me gjendjen shqetësuese në të cilën ndodhen drurët e masive të Gështenjës në Malësinë e Gjakovës!

#Sivjet në masivet e pyjeve të gështenjës u shfaq një insekt dëmtues shumë i rrezikshëm e quajtur Grërëza aziatike(Dryocosmus kuriphilus) që shkakton rënjen e prodhimit me 80% duke i shkakëtuar qytetarëve të komunitetit atje një dëm ekonomik deri 7-8 miljon euro në vit nisur nga të ardhurat që sigurohen nga prodhimini frutit të gështenjave, mjaltit dhe lëndës drusore për mobilieri etj.

Deri më tani metoda më e efektshme për të luftuar këtë insekt shkatrrues të Gështenjës është ajo e kontrollit biologjik i Gërëzës Aziatike ,që konsiston në instalimin e Insektit (Torymus sinensis) , një agjent i suksesshëm i kontrollit biologjik të Grërëzës, dhe për ketë kërkohet angazhimini Ministrisë së Bujqësisë për sigurimin urgjent të këtyre instekteve nga jasht psh nga italia që të bëhet e mundur luftimi me sukses i kësaj sëmundje duke qene se fshatarët vet e kanë të pamundur ta bëjnë këtë gjë!

Tropoja ka gjithësej diku rreth 2800 ha gështenja nga keto 2410 ha që janë administruar nga ish Ndërmarrjet Bujqësore të ndodhura në fshatrat Gegëhysen, Gri, Bujan, Markaj, masivet në zonën e Gashit si dhe afer 400 ha në Lekbibaj , Shipshan , Dushaj Epër dhe Demaliaj –Pac . Sipërfaqja prej 2410 ha nga qeveria moniste në vitin 1968 janë transferuar nga fondi i kadastres pyjore dhe i kan kaluar në administim ishNd. Bujqësore dhe janë përfshirë në fondin e dru-frutorëve. Nga ai vit e deri sot kjo sipërfaqe nuk asht e rregjistruar ne rregjistrin e pronave te shtetit në asnjë nga llojet e pronës ! Kështu që duke qënë pronë informale , pa status pronesie , pa administrim dhe mbrojtje shtetrore është bërë objekt dëmtimesh dhe zjarresh të përvitshme .

Ky burim natyror historikisht ka qënë prone private deri sa asht shtetzuar nga qeveria moniste dhe ne vitin 1991 u la në rrugë të madhe e braktisur , në vend që ti transferohej ish komunave (pushtetit vendor ) . Sot të gjitha sipërfaqet pyjore , pjeset shkëmbore , sipërfaqet e xhvshura , si dhe kullotat janë te rregjistruara dhe administrohen nga shteti dhe kan një punonjës pyjesh që përgjigjet per to ndersa gështenja –jo . Asnjë fermerë nuk ka çertefikatë pronësie për kashnjetin e tij .

Roli i Shtetit Shqiptar është që të menaxhojë burimet natyrore të vendit , të kontrollojë , të administrtojë , të drejtojë , të menaxhojë burimet natyrore të nëntokës dhe të mbitokës Shqiptare dhe ti vëjë ato t’ardhura në shërbim të qytetarëve Shqiptarë !

Qeverisja qendore e vendore kanë për detyrë që të hartojë planin e menaxhimit ,ta rregjistrojë këtë pasuri në rregjistrin themelor të pronave të Shtetit dhe çdo fermeri ti japin Çertefikaten e Pronësisë për pronën e tijë. Qeverisja vendore ka detyrim Kushtetues për të reabilituar pasojat e dëmtimeve të shkaktuara gjatë administrimit shtetror 50 vjeçar duke aplikuar subvensionimin e fermerëve në proporcion me sipërfaqen e kashnjetit.

Qeveria ka detyruar të mbrojë specien Gështenjë e cila është e kërcënuar për zhdukje !

Qeverisja vendore duhet të marrin përsipër administrimin dhe drejtimin teknik të ekosistemit të gështenjës , të hartojë planin e menaxhimit mbi bazën e të cilit bëhet rregjistrimi në rregjistrin themeltar të pronave , si dhe asht baza ligjore për dhanjen e Çertefikatës së Pronësisë çdo fermeri.

Komuniteti i fermerëve të gështenjës me mundësi jetese të kufizuara , që zotërojnë një sipërfaqen fare të vogël të tokës bujqësore për frymë, me mundësi shumë të kufizuara për zhvillimin e blegtorisë, pa asnjë mundësi punësimi , i vetmi burim i t’ardhurave që siguron mbijetesen e shumë familjeve malësore është ky burim natyror, prandaj kërkohet vendosja dorë nga ana e shtetit për të bërë të mundur zgjdhjen e ketyre problematikave si për mbrojtjen e luftimin e semundjes së shfaqur por edhe në regjistrimin në pronësi të fermerve të masive të geshtenjave sipas kashnjeteve po ashtu mbrojtjen e luftimin e sënundjeve që shfaqen herë pas here tek këto masive!

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco