'Humnera e zgjedhjeve të vjedhura që s'mbushet dot me arrestime qesharake'

'Humnera e zgjedhjeve të vjedhura që s'mbushet dot me arrestime qesharake'

16:11, 03/06/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Rama nuk e mbush dot humnerën e zgjedhjeve të vjedhura me arrestime dhe lirime qesharake!

Humnera e zgjedhjeve të 14 majit është tashmë provuar pafundësisht. Vjedhja, manipulimi, deformimi dhe shkatërrimi i çdo standarti edhe më minimal të zgjedhjeve është dokumentuar me dokumente, me video, me audio, me foto pa mbarim.

Rama po përpiqet me dëshpërim të mbushë humnerën me lugë kafeje ngjarjesh qesharake. Me regji të Ramës lirohet Tahiri, arrestohet një Sekretare e Përgjithshme se ka vjedhur 3 mijë euro, lëshon rrugëve me telekomandë Lul Bravën, një tufë me llafazanë të paguar mediatikë, që flasin vetëm për opozitën dhe bëjnë sikur i kërkojnë hesap dhe i qajnë hallin dhe e gjitha kjo që humnera zgjedhore të mos përmendet.

Vjedhja mafioze nga Rama e zgjedhjeve ka sjellë shkatërrimin e çdo elementi të shtetit ligjor, drejtësinë e kapur, bllokimin mafioz të kontrollit mbi qeverisjen, asfiksimin e parlamentarizmit pra de facto shkakton drejt polarizimit ekstrem, tensionimit maksimal të situatës dhe asgjesimin e çdo mundësie reale për funksionimin normal të një shoqërie demokratike dhe pluraliste.

Dëmi është i pallogaritshëm dhe e gjithë përgjegjësia bie vetëm mbi Edi Ramën. Asnjë lloj artifici i deritanishëm apo edhe i fishekzjarreve të tjera mediatike, që do të rropaten që të shpikin nuk e mbush dot humnerën e zgjedhjeve të vjedhura, që rëndon vetëm mbi Edi Ramën.

14 Maji mbetet një varr i hapur politik ku faji i Edi Ramës është i paamnistueshem. Komedia e zezë e ngjarjeve të shpikura të ditës ka marrë fund.

Humnera e zgjedhjeve të vjedhura mbushet vetëm me ndëshkimin deri në fund të Ramës dhe të të gjithë atyre që patën guximin të vënë dorë mbi zgjedhjet dhe vullnetin e popullit.

Rama dhe të gjithë ata që ka përqark duhet ta kenë shumë të qartë se çdo makinacion gjoja ligjor apo mediatik i mbështetur nga drejtësia me regji dhe supergrenesit mediatikë thjesht dhe vetëm rëndon më shumë situatën e vet Ramës & co.

Llogaria e humnerës së zgjedhjeve të vjedhura nuk mbyllet kurrë, por vetëm do të thellohet në mënyrë vrastare dhe përpelitjet sharlataneske të Ramës vetëm e nxjerrin më shumë në pah atë dhe fajin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco