Berisha: Ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohemi dhe të ngrihemi

10:36, 03/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi të shtunën një video-mesazh nga takimi me kandidatët e opozitës dhe kryebashkiakët e zgjedhur.

“Ky popull ka ideale demokratike. Ky popull nuk e pranon monizmin.

Situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë që në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen.

Në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka përjetuar asnjë komb tjetër në botë.

Asnjë komb nuk ka humbur në 8 vite 33% të popullatës së vet dhe e gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën,” shprehet Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco