Kraki: Rama, përkrahu ndarjen e Kosovës, Shqipëria sot më neutrale se ndonjë vend aziatik…

Kraki: Rama, përkrahu ndarjen e Kosovës, Shqipëria sot më neutrale se ndonjë vend aziatik…

08:41, 02/06/2023
A+ Aa A-

Në emisionin “Drejt” Nezir Kraki, Pedagog u shpreh gjatë mbrëmjes së djeshme se është hera e parë në këto 30 vite që Shqipëria nuk luan në fushën e Kosovës.

Ai tha se është hera e parë që Shqipëria nuk e ka asnjë fjali normale dhe përkrahëse ndaj Kosovës. Është me neutrale se ndonjë shtet aziatik.

Kraki: Është hera e parë në këto 30 vite që Shqipëria nuk luan në fushën e Kosovës dhe po bën shumë vite, qysh prej atij momentit që Rama u bë zëdhënësi i qeverisë serbe, me përshpëritjet e Baton Haxhiut me ndarjen e Kosovës dhe faljen e Serbisë.

Rama u bë si një paqësues i Ballkanit me megalomaninë që e karakterizon, me mik Vuçiçin dhe si armik Albin Kurtin. Është hera e parë që Shqipëria nuk e ka asnjë fjali normale dhe përkrahëse ndaj Kosovës. Është me neutrale se ndonjë shtet aziatik. Kjo është e papranueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco