Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

VIDEO/ ‘Kemi prova’, Berisha: Farsa në bashkinë e Kamzës antikushtetuese, KQZ të na dorëzojë çdo dokumentacion…

VIDEO/ ‘Kemi prova’, Berisha: Farsa në bashkinë e Kamzës antikushtetuese, KQZ të na dorëzojë çdo dokumentacion…

14:21, 01/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë të dhënë jashtë ambienteve të Kuvendit foli për zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa theksoi se nga nesër do të dorëzojë prova të krimit elektoral në Kamëz dhe në bashkitë të tjera.

“Jam këtu për t’i bërë thirrje KQZ-së që në emër të transparencës të dorëzojë çdo dokumentacion, që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore, në Kamzë dhe më pas në Bashkitë e tjera. Në disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se farsa  në Bashkinë e Kamzës ka qenë kryekëput antikushtetuese, dhe në kundërshtim flagrant me parimet e kushtetueses. Ka një urdhër nga Rama që të mos dorëzohen dokumentet e kërkuara nga pala e interesuar. Por kjo është një porosi që duhet të hidhet poshtë me guxim nga KQZ. Do të dënohet çdo përpjekje për të penguar transparencën e plotë. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër veçse transparencës.  Provat do t’i dorëzojmë të gjitha, duke filluar që nesër, ato që kemi do t’u dorëzohen mediave. Ata që e shndërruan në farsë do të marrin përgjigjen e merituar. Rivotim në të gjitha bashkitë ku është marrë mandati i opozitës. Për shkak të marrjes së mandatit të opozitës ne nuk njohim zgjedhjet. Opozita ka marrë 40 % të votave dhe falë këtij manipulimi këto 40 % prodhuan vetëm 5 % të pushtetit”, tha Berisha.

Deklarata e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco