Erdogan vetëpropozohet për ndërmjetës mes Kurtit dhe Vuçiç

Erdogan vetëpropozohet për ndërmjetës mes Kurtit dhe Vuçiç

20:16, 31/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit të presidencës turke, në këto biseda është trajtuar edhe çështja e fundit e tensioneve në veri të vendit, për çka ai ka thënë se dialogu është e vetmja metodë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

‘Gjatë bisedave ku u adresuan marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan, në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës, deklaroi se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është metoda e vetme për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon’.

Presidenti turk vuri në dukje se ‘Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut’.

Në biseda, Kurti dhe Vuçiçi e kanë uruar homologun e tyre turk për rizgjedhjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco