Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Trafikimi i votuesve nga rrethet/ Bardhi: Ne ishim të vetëdijshëm për gjithë ‘makinerinë’ e vënë në funksion

17:38, 28/05/2023
A+ Aa A-

Silvi Bardhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, e ftuar në ''Edicionin e Pasdfites'' në Syri Tv, komentoi skandalin elektoral, ku Veliaj trafikoi votues nga rrethet drejt kryeqytetit. Bardhi u shpreh se gjithçka ishte e qartë dhe ishte kuptuar gjithë 'makineria' e vënë në funksion.

Kjo mund të jetë dhe maja ajsbergurt, e shqetësimeve që ne i kemi bërë të ditura menjëherë pas ditës së zgjedhjeve. Ne ishim të vetëdijshëm për gjithë makinerinë e vënë në funksion. Një makineri që ka lindur që në administratën shtetërore të Edi Ramës. Kjo makineri është rivënë në funksion siç e kemi thënë, e kemi përsëritur dhe siç e rithemi gjithmonë, sepse janë fakte dhe prova të cilat i konfirmon vetë kryeministri Rama. Sepse ai sot mburret me patronazhistët dhe aktivistët dhe thonë se janë kontingjenti për të cilin une dhe PS jemi krenar, pra është një provë e marrë dhe nga Rama . Është një nga faktet për të cilin emisioni investigativ Piranjat bëri që dhe ne ta mbështesim investigimin dhe provat e tyre. Janë dy personazhe, Fation Dhuli dhe miku i tij Hysni Karai dy persona që kanë në vzhdimësi të provave kanë theKsuar si fillim që kanë qenë kushërinj, ndërsa persOni i dytë deklaroi se nuk i mban mend ato. Pra është një situatë në të cilën gjithçka është e qartë.Dhe ajo pse ne shqetësohemi më shumë është se e gjithë kjo administratë është ende në presionin dhe planin e Edi Ramës për zgjedhjet e ardhshme, pra e gjithë kjo administratë nuk funksionon për qytetarin, për taksat që paguajmë por kjo amdinistratë funksionon për të mbajtur Edi Ramën dhe një grup personazh që kanë mbajtur dhe po mbajnë peng qeveritë dhe bashkitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco