Gazetarja serbe: Mediat e Vuçiçit publikuan lajme të pavërteta për Kosovën

Gazetarja serbe: Mediat e Vuçiçit publikuan lajme të pavërteta për Kosovën

16:54, 28/05/2023
A+ Aa A-

Gazetarja serbe Vera Rankoviq ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar në mënyrë të pavërtetë rreth gjendjes ndodhur, dy ditë më parë, në veri të Kosovës.

Rankoviç me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiçit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.

‘Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiqit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë’’, shkruan Rankoviq.

‘Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiçit dhe Radojçiçit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës’, shton ajo.

Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiqi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.

‘Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiç do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiçit?’, pyet Rankoviç.

‘Mos përdorni tituj nxitës si Informer’, përfundon gazetarja serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco