Berisha: Votat u blenë me para krimi dhe të qeverisë, dëshmia flagrante partia e Tom Doshit

21:07, 25/05/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi në "Çim Peka Live" blerjen e votave në 14 Maj me paratë e krimit dhe ato të qeverisë. 

Berisha tha se dëshmia më e fortë për blerjen e votave është rritja e partisë së Tom Doshit nga 27 mijë vota 86 mijë vota. 

"U blenë nën dorë me para krimi dhe para të qeverisë, votat. Dëshmia më flagrante e kësaj është partia e Doshit e cila nga 27 mijë vota shkoi në 86 mijë vota, u rrit 310%. Jashtë çdo lloj dyshimi se blerës absolut më i madh është Edi Rama. Partitë janë lojtarë, por zgjedhjet janë për qyhtetarët dhe shoqërinë. Ky agresion që iu bë qytetarëve në këtë fushatë, është më i egri që mund të jetë bërë ndonjëherë ndaj votës së tyre të lirë", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco