Besnik Muçi: Freedom House thotë se reforma ka dështuar. Sistemi i drejtësisë është në kolaps

18:45, 24/05/2023
A+ Aa A-

Avokati Besnik Muçi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese thotë se drejtësia në Shqipëri është në kolaps.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Muçi u shkreh se, Freedom House është institucioni i parë ndërkombëtar që thotë se reforma në drejtësi ka dështuar.

‘E para nuk duhen diskutuar vendimet e arbitrazhit, janë të detyrueshëm. Gjykata e Bankës Botërore e Arbitrazhit është një nga mekanizmat kryesorë që zbaton forcërisht politikat e BB-së.

Ai është vendim i detyrueshëm.

Pse ka rëndësi raporti i Freedom House sot, sepse është një nga zërat e parë dhe kryesorë ndërkombëtarë thotë qartësisht dhe hapur që reforma në drejtësi ka dështuar në të gjitha dimensionet.

Edhe SPAK-un, Escobari para senatit Amerikan, tentoi që ta shiste si ghistori suksesi të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë foli për SPAK, ky raport edhe për SPAK, pavarësisht se i jap një vlerësim, përsëri ka shumë vërejtje serioze për hetimin e lartë të korrupsionit.

Është zëri i parë i rëndësishëm ndërkombëtar që thotë se kjo reformë ka dështuar. Ne e kemi thënë që kemi vite që drejtësia është në kolaps. Ato qëllime për të cilat u krye kjo reformë, që të ishte e pavaruar, e paanshme, që të shkojë më pranë qytetarit, jo që nuk janë rritur, por janë zhdukur nga fjalori. Ne e kemi sistemin në kolaps.

Nëse në 2016 kishim probleme të ndryshme me drejtësinë, tani mund të themi se drejtësia është në kolaps’, u shpreh Besnik Muçi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco