SYRI TV/ 50 - vjetori i revoltës së Spaçit, Begaj: Mirënjohje për martirët e kësaj revolte

16:24, 21/05/2023
A+ Aa A-

Në 50 –vjetorin e revoltës së Spaçit, Presidenti Bajram Begaj vizitoi burgun e Spaçit,duke shprehur mirënjohjen për martirët që u ngritën në këtë lëvizje antikomuniste. Presidenti theksoi se sakrifica e tyre dëshmon se lufta për liri është e përhershme.

Syri tv

Presidenti Bajram Begaj, vizitoi  burgun e Spaçit, në 50 vjetorin e revoltës së Spaçit, duke nderuar qëndresën antikomuniste të të burgosurve politikë. Në fjalën e tij, kreu I shtetit theksoi se heronjtë e Spaçit,  janë një dëshmi e luftës së përhershme për liri, ndërsa theksoi se e shkuara nuk duhet harruar, që mos të përsëritet më.

Kreu i Shtetit ishte i pranishëm edhe në aktivitetet e organizuara nga Dioqeza Rrëshen dhe bashkia Mirditë, me fokus ruajtjen  e kujtesës historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco