'Procesi i cunguar nga manipulimet', Nikolla: Rasti i Rrogozhinës kaloi çdo cak

18:23, 16/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i FRPD për Diasporën Daniel Nikolla është shprehur se procesi i zgjedhjeve ishte i cunguar nga manipulimet.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv Nikolla tregon se rasti i Rrogozhinës tregon haptazi tejkalimin e çdo caku, pasi sipas tij një i burgosur nuk përjeton një sistem politik për të votuar cilën palë mbështet.

“Këtu është shumë haptaz që nuk kemi aspak votime, zgjedhje  por kemi një proces të cunguar nga manipulimet.  Rasti i Rrogozhinës është përtej çdo caku në gjykimin tim sepse edhe nëse të burgosurit duam ti riintergrojmë në kom unitet duke i bërë ata që të votojnë për gjëra që ata as nuk i përjetojnë dot në atë ambient që janë. Çuditërisht ne kemi edhe një dyfishim të numrit të votuesve . Tani ose instancat e ndryshme kanë bërë një fushatë shumë të mirë për të ndërgjegjësuar njerëzit që të votojnë dhe kjo nuk pasqyrohet në rang kombëtar ose kemi të bëjmë me manipulime.”   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco