Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Berisha: Ne jemi në procesin e mbrojtjes së votës, Rama ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin

22:22, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se bëri gjithçka për të devijuar rezultatin e zgjedhjeve vendore. 

PD dhe opozita, tha Berisha, janë në procesin e mbrojtjes së votës. 

"Ne do mbrojmë votën, ne jemi në procesin e mbrojtjes së votës. Unë ftoj shqiptarët të lexojnë si duhet deklaratën time. Ne po të mos merrnim pjesë në proces, çfarë do mbronim ne? Ai bëri gjithçka që ne të mos hynim në proces. Por ajo nuk është taktika ime. Nuk mundem kurrë që me apriori të zhvilloj betejat që duhen bazuar në fakte dhe dokumente. Unë e kam të pamundur, sado që ishte lehtësisht e parashikueshme, por përsëri për mua parashikimi dhe paragjykimi nuk janë hipotezat e mia. 

Unë udhëhiqem nga faktet dhe mbi to ndërtoj qëllimet. Edi Rama ka bërë gjithçka që nuk duhej të bënte për të deformuar një proces zgjedhor që duhej të ishte normal. Unë ua kam thënë edhe njëherë: është jashtë praktikës time të citoj numra dhe përqindja. Por Edi Rama ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi dominuar në mbarë vendin dhe kjo është e sigurt, kemi pasur pollet tona që tregonin të njëjtën gjë. Presim gjer në numërimin, dhe jam këtu për të ftuar numëruesit të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë lloj impresioni.

Ata janë sot heronjtë e vërtetë të këtij procesi universalisht të dhunuar nga bandat, qeveria, bandat qeveritare, mafia e qeverisë, oligarkët e qeverisë. Ju e patë se si oligarku paguante në Kuçovë. U kap në flagrancë. Ju keni parë se çfarë është bërë me asfalt dhe beton elektoral gjatë kësaj fushate sa kurrë në histori. Ju keni parë gjithë makinën shtetërore të angazhohet në këtë proces. Ju keni parë zyrtarë, drejtorë, funksionarë, zëvendësministra të qëndrojnë te qendrat e votimit në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Të gjitha këto do marrin përgjigjen e merituar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco