Salvador Kaçaj: Shpëtuam falë Zotit, organizator i atentatit është Pjerin Ndreu dhe Edi Rama

21:54, 14/05/2023
A+ Aa A-

Atentati me armë zjarri mund t'i kishte marrë jetën pasditen e sotme në Lezhë, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Salvador Kaçaj. 

Në konferencën për shtyp me kryetarin e PD, Sali Berisha, Kaçaj tha se ka shpëtuar vetëm falë manovrave të shoferit të tij. 

Ai akuzon Pjerin Ndreun dhe Edi Ramën si organizatorë të atentatit. 

"Kemi shpëtuar falë Zotit dhe manovrave të shoferit tim që është një ish-shofer garde i sprovuar. Kemi shpëtuar dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Të gjitha përpjekjet e Edi Ramës do dështojnë dhe rezultati në Lezhë do jetë 3 me 0. Kjo gjë nuk ka ndodhur as në vendet e Afrikës së Jugut, që ka ndodhur në Lezhë. Në çdo derë, në çdo biznes ka pasur kërcënime nga banditët e Pjerin Ndreut, i cili është organizator bashkë me Edi Ramën.

Sepse Edi Rama është marrë personalisht me mua, ndërsa unë jam krenar për mbështetjen që i kam dhënë Pashk Gjonit. Nuk e kam parë veten në jetën time në një pozicion kaq të vështirë, përpara armës. Ata janë njerëz të papërgjegjshëm dhe kriminelë dhe duan ta marrin pushtetin me banda dhe kriminelë. Nuk merret pushteti me banda dhe kriminale. Siç ju thashë, do jetë një rezultat spektakolar në qarkun e Lezhës", tha Kaçaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco