‘Hakerat qeveritarë ndikuan të pajisjet’/ Rama shmanget: Uroj që KQZ të mos ketë dekurajuar votuesit

‘Hakerat qeveritarë ndikuan të pajisjet’/ Rama shmanget: Uroj që KQZ të mos ketë dekurajuar votuesit

11:27, 14/05/2023
A+ Aa A-

Një përqindje e lartë qytetarësh nuk po votojnë dot për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Edi Rama, pasi votoi sot në Surrel, u duk se ia kaloi fajin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Shpresoj që të kthehen për të votuar në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Ai zgjodhi të mos e komentojë deklaratën e pak minutave më parë të kryetarit demokrat, Sali Berisha. Ky i fundit u shpreh se problemet teknike në këto zgjedhje vendore mund të jenë shkaktuar prej ndërhyrjeve nga hakerat qeveritarë.

Pyetje: Kryeministër si e shikoni komentin e paraardhësit tuaj i cili thotë se kanë qenë hakerat ata që kanë ndikuar në pajisjet elektronike?

Edi Rama: Edhe unë do t’i përgjigjem kësaj?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco