Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mediat greke publikojnë foton dhe mesazhin e Fredi Belerit për zgjedhjet

Mediat greke publikojnë foton dhe mesazhin e Fredi Belerit për zgjedhjet

09:56, 14/05/2023
A+ Aa A-

Mediat greke vazhdojnë ta kenë kryelajm arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për Bashkinë e Himarës.

Ato kanë publikuar foton e Belerit në sallën e gjyqit, ndërsa theksojnë se në Himarë ka pasur një pjesëmarrje të lartë votuesish që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe mesazhin e Belerit për votuesit e tij.

Teksa jep udhëzime se si të votohet për emrin e tij dhe për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri thekson: “Vota juaj shpëton vendin dhe demokracinë”.

“Ju dhatë pulsin e fitores për zgjedhjet e 14 majit! Të gjithë ne, bashkëqytetarët e mi, marrim pjesë dhe vendosim për ndryshimin që kaq shumë i duhet vendit tonë!” thuhet në mesazhin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco