Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Jo vetëm Tirana, probleme me pajisjet elektronike të identifikimit në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe disa qytete të tjera

Jo vetëm Tirana, probleme me pajisjet elektronike të identifikimit në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe disa qytete të tjera

08:41, 14/05/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, në disa KZAZ nuk ka nisur ende procesi i votimit për kryebashkiakët e rinj. Pas problemeve të raportuara më herët për shkollën ‘Petro Nini Luarasi’, ku nuk punon pajisja e identifikimit, problematika të tilla janë hasur dhe në Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Po ashtu, probleme me pajisjen është raportuar dhe në Lezhë, ku në zaz 12/nr 737 nuk ka filluar votimi, ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në disa qendra të Fierit.

Gazetarët e News24, që janë në terren, kanë raportuar problematikat që pengojnë qytetarët për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 14/05/2023 09:58

Miliona EURO per paisjet sa me bashkekohore dhe infratrukturen zgjedhore dhe perseri paisjet nuk funksionojne ... Kush pergjigjet per keto miliona , kush pergjigjet per kete marifet qe pengon pjesmarrjen ne zgjedhje ?

Shto koment

Denonco