VIDEO-SYRI TV/ Ndalohen gjatë natës nga policia 3 gra në Klos, Vata: I pranishëm djali kandidates së PS

16:10, 13/05/2023
A+ Aa A-

Civil të armatosur dyshohet se kanë kontrolluar nën presion e armës, tre gra, simpatizante të Partisë Demokratike në bashkinë Klos. Denoncimi është bërë nga vetë zonjat e ndaluara dhe nga drejtuesja e PD në Mat, Denisa Vata. Kjo e fundit u shpreh se mes personave që kanë kryer kontrolle, ka qenë dhe djali i kandidates së PS-së, për bashkinë e Klosit.

Nga SYRI TV

Tre gra, anëtare të Partisë Demokratike në Mat, dyshohet se janë kontrolluar nga persona të armatosur gjatë mbrëmjes së të premtes. Ngjarja ka ndodhur në bashkinë e Klosit, teksa u denoncua këtë të shtunë nga kryetarja e Partisë Demokratike për Matin, Denisa Vata, e cila tha se ndër personat që ka kryer kontrollin ka qenë edhe djali i kandidates socialiste për bashkinë e Klosit.

Vata tha se grupi që ka kontrolluar tre zonjat demokrate, ka qenë civil, por janë prezantuar si punonjës policie. Sipas saj, urdhri për këto kontrolle, është dhënë nga bashkëshorti i kandidates së PS-së për Klosin, i cili punon në policinë e Bulqizës.

Zonjat treguan se janë terrorizuar nga kontrolli i kryer gjatë natës gjatë kohës që ato kishin qenë të ofronin shërbim shëndetësor për një pacient.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka pasur reagim, ndërkohë që gjatë mbrëmjes të së premtes, ka pasur disa incidente në qarkun e Dibrës në lidhje me zgjedhjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco