Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjykata e Vlorës vendos 'arrest me burg' për Fredi Belerin, dosja i kalon në SPAK

Gjykata e Vlorës vendos 'arrest me burg' për Fredi Belerin, dosja i kalon në SPAK

13:14, 13/05/2023
A+ Aa A-

Trupa gjykuese në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës dhe dosja e etij kalo në SPAK.

Kandidati u ndalua mbrëmjen e së enjtes nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim. Beleri u dërgua në Gjykatën e Shkallës të Parë në Vlorë dhe çështja e tij gjykohet nga gjyqtarja Dorina  Stroka. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sot, nuk pritet të merret vendim për personin tjetër të arrestuar bashkë me Belerin, Pano Kokoveshin, pasi ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transferuar në QSUT.  Kokoveshi dyshohet se vuan nga diabeti dhe ka kryer edhe një bypass në zemër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco