Seanca për Belerin/ Ambasadorja dhe mediat greke mbërrrijnë në gjykatë

Seanca për Belerin/ Ambasadorja dhe mediat greke mbërrrijnë në gjykatë

12:07, 13/05/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri del sot para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.

E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi. Po ashtu kanë mbërritur edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe familjarë të Belerit.

Arrestimi i Belerit ka ngjallur interesin e mediave greke, pasi edhe gazetarët e disa mediave kanë mbërritur në ambientet e jashtme të Gjykatës së Vlorës.

Pak para nisjes së seancës, Fredi Beleri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar mjekim me argumentin se vuan nga diabeti.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime vijon të qëndrojë në spital Pandeli Kokaveshi, i cili u arrestua së bashku me Belerin nën akuzën për shitblerje votash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco