Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

FOTOLAJM/ Gazetarja: Veliaj po mashtron hapur edhe me Piramidën

FOTOLAJM/ Gazetarja: Veliaj po mashtron hapur edhe me Piramidën

11:10, 13/05/2023
A+ Aa A-

Para pak ditësh, gazetarja Beti Njuma publikoi një foto nga larta të Piramidës së Tiranës.

Pamjet u bënë virale, jo vetëm për shkak se punimet tregojnë se ajo është shumë larg përfundimit, por sepse njerëzit po shihnin se si është përçudnuar Piramida, për të cilën po shpenzohet një shumë kolosale.

Por edhe pse larg përfundimit, Edi Rama dhe Erion Veliaj e inauguruan godinën.

Njuma bëri një tjetër reagim, duke thënë se Veliaj po mashtron hapur edhe me Piramidën, si me çdo gjë tjetër.

“Mirë që gënjen hapur, në mes të ditës për diell për ujin 24 orë, për trenin elektrik, për 1 milionë pemët, po si ka mundësi që Erion Veliaj & Co na e shesin sapunin për djathë m’u para syve tanë duke ndezur ca drita e duke shpërndarë ca foto e lajme copy-paste nëpër portale se Piramida ka përfunduar dhe po e përuron.

Kjo foto që bëri xhiron e rrjeteve sociale është shkrepur nga unë para disa ditësh dhe tregon që punimet janë ende shumë larg përfundimit dhe as mund të quhen të mbyllura se u hoq gardhi nga pjesa e përparme se mbrapa rrethimi vazhdon, e u shtrua ca bar rreth katrorëve të betonit.

Brenda Piramidës ka vetëm ajër, zbrazëti dhe asgjë inovacioni ashtu si bota fake ku qeveria jeton dhe ushqen me virtualitet shqiptarët!

Fushatë miq, fushatë! Qeveria ku është më mirë të dukesh se të jesh!

Asgjë më shumë nuk bënte Enver Hoxha dhe regjimi komunist! Ushqenin shqiptarët nga mëngjesi në mbrëmje me propagandë, duke lëvduar fitoret e pushtetit dhe jetën e lumtur nën realizmin socialist!” shkruan gazetarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco