VIDEO E TAKIMIT/ Çim Peka: Ja pazari i madh që bëri bashkë Bashën e Ballën

18:02, 12/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka shprehet se Lulzim Basha dhe Taulant Balla e kanë pranuar se janë takuar fshehurazi në një apartament në Tiranë. 

Në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Peka tha se Basha dhe Balla janë justifikuar nën zë se janë ndodhur rastësisht për qokë aty, gjë e cila sipas tij është e pavërtetë. 

Gjithashtu, Peka theksoi se vetëm një pazar i madh mund t'i bënte bashkë Bashën dhe Ballën, ndërsa ai sjell në vemendje akuzat e ish-kryetarit të PD ndaj njeriut të Edi Ramës për lidhje me grupet kriminale. 

Peka shton se pazari që bëri bashkë Ballën dhe Bashën ka qenë vjedhja e vulës së PD dhe nxjerrja e kandidaturave nga Basha dhe Alibeaj për t'i prishur punë koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit. 

"Duket qartësisht që Balla është sekseri i Ramës te opozita e vulës", tha Peka. 

"Burime të sigurta na thonin me kohë që këta takoheshin vazhdimisht. Por duke parë edhe veprimet politike pas takimit të tyre, bindja ishte e plotë që takoheshin. Por është tjetër gjë ta dish dhe tjetër gjë ta provosh. Një prej vendeve ku këta janë takuar sistematikisht, derisa Rama i ka dhënë një farë ultimatumi Lucës, ishte momenti kur Balla po mendohej se bënte lojë të dyfishtë, ka qenë te lokali i Lucës në Elbasan. Takoheshin sistematikisht, prej kohësh. Pastaj vijmë te kjo video. Momenti i publikimit të videos është një moment delikat, pasi në fakt unë po e kërkoja prej muajsh, kisha 4 muaj që e dija, por personat që e dispononin nuk po e jepnin, kishin arsyet e tyre. Që atë ditë që është transmetuar, është marrë në drekë kur kam nxjerrë njoftimin dhe në darkë është transmetuar. Fillimisht kur u transmetua video, njerëzit e Bashës dhanë një version nga Basha që nuk është takuar me Ballën, por që takimi ëhstë bërë te Ambasador 3, ku ka shtëpinë edhe e ëma e Bashës edhe Taulant Balla. Ndërkohë që kjo është krejt e pavërtetë. Apartamenti i takimit, pallati është në bllok, ambasador 3 ka tjetër hyrje. Takimi është zhvilluar në shtëpinë e një miku të përbashkët ose mikeshë e përbashkët, e afërt e Bashës. Takimi, sigurisht ka zgjatur shumë dhe ka qenë i disati herë. Pas këtij takimi vjen deklarata e Ballës në Parlament që thotë vulën do ta merrni ju. Nis dhe dalja e Alibeajt në terren medemek për të prezantuar kandidatë pa mbledhur Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e partisë. Aty pazari është vjedhja e vulës, nxjerrja e kandidaturave nga Basha dhe Alibeaj për të prishur aq punë sa mund të prishin. Daljet e Alibeajt në terren duke shpallur kandidaturat pa vendimin e Gjykatës, pa vendime Kryesie dhe Këshillit Kombëtar, është ekzakt pas këtij takimi. 

Edhe Basha, edhe Balla nuk e mohojnë takimin. Dje nuk i referohej as televizionit, nuk thoshte as është pallati i nënës çfarë u mundua një natë më parë dhe hoqi dorë. Përdorte fjalën montazh, zhargon i përditshëm kur do t'i fshihesh diçkaje. Nën zë kanë dalë sot me argumentin se janë takuar por kemi qenë për një qokë dhe kemi rastisur. Gjë që është e pavërtetë. Duket qartë që kanë bërë pazare. Lulzim Basha që akuzonte Ballën për trafik droge, për transport parash nga Gjermania këtu. Mua më thoshte në studio si mund të besosh Taulant Ballën, një bashkëpunëtor të trafikantëve, është njeriu që bën pazare për me të. Hetimi në Shqipëri po shkon drejt mbylljes, por hetimi i prokurorisë në Bruksel vazhdon. Dy armiq që u kthyen në miq. Vetëm një pazar i madh mund t'i kthejë. Duket qartësisht që Balla është sekseri i Ramës te opozita e vulës. Ajo që bën përshtypje është, Basha përveçse naiv politik, duhet të jetë edhe idiot i qartë. Pse duhet të takohet fshehurazi? Ky ka zyrë kryesie në Kuvend. Janë disa deputetë të Bashës dhe Alibeajt që i shkojnë në zyrë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Jo vetëm i shkojnë në zyrë, por marrin edhe fjalime të gatshme te kryesia e Kuvendit, te Taulant Balla për t'i lexuar. Siç duket nuk i ka mjaftuar ta bëjë te Kryesia e Kuvendit, por ka dashur ta bëjë më me afrimitet, në një banesë, kanë qenë vetëm apo jo, kanë qenë apo jo të zotët e shtëpisë nuk e dimë, por ata kanë hyrë te ai apartament. Menjëherë pas takimit ka filluar turi i Alibeajt për të shpallur kandidatura për kryetar bashkie në Shqipëri. Pas këtij takimi është deklarata e Ballës që vulën do e merrni ju. Dhe pas këtij takimi ka ndodhur gjithë ato të tjerat çfarë kemi parë me Gjykatën e Apelit, me kandidaturat e Alibeajt.

Një pjesë e mirë e deputetëve që dikur nuk ishin me rithemelimin, kanë filluar të distancohen. Po i largohen një nga një. Publikimi i kësaj video, njerëz mediatikë që janë avoketërit më të mëdhenj të Bashës, kanë marrë në telefon dhe kanë shprehur neveri. Ata e dinin, por kur gjëja bëhet publikisht dhe bëhet i pambrojtur, kërkojnë ndjesë e thonë nuk të paskemi besuar që ky njeri të ihte kaq i ndyrë dhe të shkonte deri te kjo gjë. Cila është vlera e kësaj? Ka shumë gjëra që njerëzit i dinë, janë të kuptueshme por kur ua nxjerr para syve impakti është shumë më i madh.

Të gjithë e dinin që Edi Rama rri me kriminelë, bisedon me ta, blen vota me ta, i përfshin në zgjedhje, por kur dolën përgjimet e dosjes së Dibrës dhe Durrësit, impakti ishte ndryshe. Të gjithë e dinin që Saimir Tahiri ishte i përfshirë në trafik droge dhe i përdorte paratë e drogës për zgjedhjet dhe Edi Ramën, por kur del në përgjime që kushëriri i tij dhe thoshte se 20 mln i kemi dhënë vetëm për Tiranën se i duheshin për zgjedhjet, impakti është krejt tjetër. Të gjithë e dinë që Lulzim Basha nuk ka asnjë impakt tashmë në elektorat, i shantazhueshëm dhe i blerë, por kur nxjerr edhe pamjet e takimeve të fshehta...Po të shikosh, në mënyrë më të dinjitetshme largohet Balla se sa Basha, largimi i Bashës është i turpshëm, si hajdut apartamentesh. njëri zbret me ashensor, tjetri nga një kat më lart me shkallë dhe ikën me vrap, sheh edhe kamerat. Se si ka qenë kryetar opozite ky dhe se si kemi mbështetur këtë njeri... Kur gjëja del publikisht, ja ky është. Prandaj ndodhi 9 shtatori se ky është i shantazhueshëm dhe në pazar. Dje përdori fjalën montazh, hajde na padit në prokurori. E bën dot? S'e bën dot. Po e mirëpresim!", tha Peka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco