Meta thirrje matjanëve: Me 14 maj mësojani skllavit të Ramës këngën e Shahin Toçi

Meta thirrje matjanëve: Me 14 maj mësojani skllavit të Ramës këngën e Shahin Toçi

17:35, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të Matit që t’i japin përgjigjen e merituar skllavit të Edi Ramës, Agron Malaj, pas deklaratës poshtëruese që ka bërë për banorët e kësaj zone.

Meta është shprehur se matjanët duhet t'i mësojnë skllavit të Ramës këngën e Shahin Toçit që thotë se: “Kjo Shqipni ka lindur burra që nuk njohin dy flamura."

Postimi i Metës:

Mësojani këtij skllavit të Edi Ramës dhe "Rilindjes", o matjanë patriotë dhe fisnikë, këngën e Shahin Toçit që pranoi vdekjen, por jo betimin para flamurit të pushtuesit.

"Shahin Toçi nji matjan gjeneralit na i ka thanë: Kjo Shqipni ka lindur burra që nuk njohin dy flamura."

Përzini me votën tuaj të lirë këtë uzurpues që njeh vetëm flamurin e lekut dhe të "Rilindjes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco