VIDEO-SYRI TV/ Rama habit me deklaratat nga Puka: Dhunën e bën opozita jo pushteti

17:33, 12/05/2023
A+ Aa A-

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, ka habitur me deklaratat e tij, duke thënë se opozita po ushtron presion për zgjedhjet, megjithëse në 4 vitet e fundit opozita nuk ka pasur asnjë pushtet. Ndërsa akuzonte opozitën për presione mazhoranca kishte detyruar administratën e Pukës, të mbyllte shërbimet e qytetareve dhe të merrte pjesë në mitingun e Kryeministrit. Kryeministri mbylli fushatën edhe në Vaun e Dejës, me sulme ndaj kandidatit të opozitës.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka habitur me deklaratat e tij, nga Puka, duke thënë se mazhoranca ndihet e kërcënuar nga opozita, në prag të zgjedhjeve të 14 majit.  Në ditën e fundit të fushatës elektorale Kryeministri akuzoi opozitën se po bën presione për zgjedhjet, megjithëse në 4 vitet e fundit, opozita nuk ka pasur asnjë pushtet dhe prej vitesh, të gjkitha pushtet janë në duart e Edi Ramës.

Por ndërkohë që pretendon se po I bëhet presion, nëpërmjet presionit, të gjithë punonjësit e administratës së Pukës janë detyruar të shkojnë në mitingun e kryeministrit Edi Rama.

Të gjitha institucionet publike në Pukë, përfshirë njësitë administrative, posta dhe qendra shëndetësore kanë qenë të mbyllura.

Burime bëjnë me dije se punonjësit e këtyre institucioneve, teksa do duhet të ishin në shërbim të qytetarëve, janë vënë në shërbim të fushatës elektorale duke marre pjesë në takimin e shefit të qeverisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco