VIDEO/ Rama-Veliaj hapin Piramidën me vinça mbi kokë, vëzhgimi i SYRI TV: Punimet larg përfundimit

VIDEO/ Rama-Veliaj hapin Piramidën me vinça mbi kokë, vëzhgimi i SYRI TV: Punimet larg përfundimit

17:06, 12/05/2023
A+ Aa A-

Afrimi i ditës së zgjedhjeve ka detyruar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj të përshpejtojnë inaugurimin e piramidës, pavarësisht se punimet ende nuk kanë përfunduar. SYRI TV ka vëzhguar godinën ku duket se e gjithë pjesa e pasme ka ende shumë punë deri në përfundim të punimeve, ndërsa vizitorët qëndrojnë nën vinçin që kryen punimet. Rikonstruksioni i piramidës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plotë 14 milionë euro.

Nga SYRI TV

Të enjten në mbrëmje kryeministri Edi Rama dhe kryetari në detyrë i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë inauguruar me show dhe bujë të madhe Piramidën. Por duket se dyshja Rama-Veliaj kanë nxituar ta përdorin rindërtimin e Piramidës për efekt fushate, duke injoruar faktin se punimet janë ende në proces.

Në një vëzhgim që SYRI TV ka kryer duket qartë se punimet janë ende larg përfundimit.

Në pjesën e pasme, Piramida vijon të jetë e rrethua dhe me tabelë që sinjalizon kryerjen e punimeve, ndërsa ajo çka e bën më absurde situatën, është vinçi, I cili qëndron mbi kokat e vizitorëve kuriozë, duke I rrezikuar.

Sipas projektit fillestar, i cili nisi punë në vitin 2020, punimet duhet të mbylleshin brenda një afati prej 24 muajsh, pra deri në dhjetor të vitit 2022. Por, dy muaj para këtij afati, në kontratën fillestare prej 12 milionë eurosh, u bë një ndryshim ku shtoheshin dhe dy milionë euro të tjera për përfundimin e afatit të punimeve.

Mirëpo, në kontratën e dytë, ndryshe nga e para, nuk është parashikuar se kur do të jetë afati përfundimtar i mbylljes së punimeve të piramidës, e cila në total i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 14 milionë euro.

Jashtë kamerave, edhe punonjësit pohojnë absurdin e hapjes së parakohshme, ndërsa tregojnë se janë sinjalizuar se pas së dielës, godina do të mbyllet sërish për vizitorët deri në përfundimin e punimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco