Koka: Arrestimi i Belerit, pas sulmit të Ramës! Ka vendosur në pikëpyetje rrugën e Shqipërisë drejt BE!

17:00, 12/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Bledian Koka ka folur për arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Belerit dhe tensionet e krijuara me Greqinë fqinje.

Koka ka theksuar se analiza të çon te sulmi i Ramës që ka adresuar së paku javën e fundit ndaj kandidatit Bejleri, dhe se një kryeministër nuk flet me atë lloj gjuhe.

‘Shikoni sot gjuhën e zotit Rama, njeriu që kërcënonte dje si plerë si palaço, një kandidat, sot që ka ndodhur ngjarja, zbuluam zotin Rama kryeministrin e vërtetë që kërkon nga oraganet e drejtësisë të bëjnë punënë e tyre sepse në vend që të heqi vetullat ai ka hequr sytë me deklaratën që ka bërë një ditë më parë, ka ndezur një konflikt krejt të panevojshëm me Greqinë fqinje sepse kemi pasur sot reagimin e shefit të diplomacisë Dendias dhe reagimin e kryeministrit grek Mitsotakis i cili si asnjëherë tjetër në këto 32 vitet e fundit vë në pikëpyetje rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE për mënyrën se si janë zhvilluar gjërat’, u shpreh Koka.

Gjithashtu gazetari është ndalur edhe te reagimi i shefit të diplomacisë greke Dendias dhe kryeministrit Mitsotakis, ku sipas tij Rama ka ndezur një konflikt krejt të panevojshëm me Greqinë fqinje, duke vendosur në pikëpyetje rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

‘Ka ndezur një konflikt krejt të panevojshëm me Greqinë fqinje sepse kemi pasur sot reagimin e shefit të diplomacisë Dendias dhe reagimin e kryeministrit grek Mitsotakis i cili si asnjëherë tjetër në këto 32 vitet e fundit vë në pikëpyetje rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE për mënyrën se si janë zhvilluar gjërat’, u shpreh Koka.

Koka: Deri tani kemi vetëm versionin e Policisë së Shtetit dhe thuhet se zotëria në fjalë bashkë me bashkëpunëtorët e tij është një njeri i cili është kapur duke blerë vota. Nëse kjo është e vërtetë është një krim i dënueshëm për kushdo që e bën dhe duhet të merren masa. Për mua nëse kjo është e vërtetë për mua të gjendej mënyra që ky mos të kandidonte fare. Më mirë djepi bosh se sa shejtani brenda. Kjo është ajo që dimë por sa më shumë dalin informacionet, rebusi shtohet.

E gjithë analiza na çon te sulmi i Ramës ka adresuar së paku javën e fundit ndaj kandidatit Bejleri. Zoti Bejleri nuk u shpall kandidat para një jave por ka një muaj që është regjistruar dhe zyrtarizuar si kandidat. Para një muaj zoti Bejleri nuk ishte njeriu që dyshohet se ishte pjesëmarrës te masakra e rëndë e Peshpisë e vitit 1994. Nuk ishte as ai njeriu që ishte dënuar për nxitje të urrejtjes etnike dhe nuk u regjistrua për kandidat në zgjedhjet e 2021 por arrestimi vjen pasi zoti Rama ditën e djeshme dha kushtrimin duke tejkaluar të gjithë vstën e tij si shtetar foli si i forti i lagjes dhe i tha unë me ju e kam personale.

Një kryeministër nuk flet kështu. Sikur Fredi Bejleri të kapet me zë dhe figurë, në të gjitha mënyrat një kryeministër i kërkon autoriteteve shtetërore që të bëjnë punën e tyre.

Shikoni sot gjuhën e zotit Rama, njeriu që kërcënonte dje si plerë si palaço, një kandidat, sot që ka ndodhur ngjarja, zbuluam zotin Rama kryeministrin e vërtetë që kërkon nga oraganet e drejtësisë të bëjnë punënë e tyre sepse në vend që të heqi vetullat ai ka hequr sytë me deklaratën që ka bërë një ditë më parë, ka ndezur një konflikt krejt të panevojshëm me Greqinë fqinje sepse kemi pasur sot reagimin e shefit të diplomacisë Dendias dhe reagimin e kryeministrit grek Mitsotakis i cili si asnjëherë tjetër në këto 32 vitet e fundit vë në pikëpyetje rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE për mënyrën se si janë zhvilluar gjërat.

Informacioni që kanë siguruar deri tani nuk u jep atyre të drejtë. Në deklaratën e Dendias u tha se nëse është kapur me prova, por reagimi që bëri në drekë kryeministri Mitsotakis, autoritetet greke kanë mësuar se kjo gjëja më shumë se një operacion i mirëfilltë me prova që konfirmon se Fredi Bejleri është personi që ka blerë vota, do duhet të ishin publike të gjitha provat sot që të mos kishte dyshime as në Shqipëri por aq më pak në Greqi kur bëhet fjalë për një pjestar të minoritetit grek që është zoti Bejleri.

Në raste të tilla një shtet serioz duhet të jetë sa më i kujdesshëm që të mos provokojë por të konfirmojë që të mos i hedhi benzinë zjarrit por ti japi zjarr vetëm arsyes së shëndoshë të funksionimit të ligjit dhe të mos lërë dyshime që policia, prokuroria, SPAK dhe të gjitha organet ligjzbatuese veprojnë me urdhër të kryeministrit por veprojnë me urdhër të ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco