Shpifjet e Gjicit ndaj kandidatit Sinamati, reagon nipi i Raif Elezit: Aspak e vërtetë, gjyqtar ka qenë ...

Shpifjet e Gjicit ndaj kandidatit Sinamati, reagon nipi i Raif Elezit: Aspak e vërtetë, gjyqtar ka qenë ...

15:31, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i këshillit bashkiak Tiranës për koalicionin 'Bashke Fitojme', Ardian Elezi, nipi i Raif Elezit, dhe familjes Gjana, Kukës, të dënuar me burg gjatë regjimit komunist, ka reaguar për deklaratat e Safet Gjici i cili ka akuzuar babanë e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Admir Sinamati, si gjyqtar që ka dhënë vendimin.

Me një shënim në Facebook, Elezi shkruan se, akuzat nuk janë të vërteta dhe se ‘xhaxhai im Raif Elezi dhe të afërmit e mi, janë dënuar nga gjyqtar Sh. M.’.

Reagimi i Ardian Elezit:

Në këtë fushatë elektorale mediat në dispozicion të pushtetit kanë nxjerrë një lajm sipas tyre babai i kryetarit të ardhshëm të bashkisë Kukës Dr. Admir Sinamati një personalitet i shquar, sikur babai i tij është implikuar në gjyqin e xhaxhait tim Raif Elezi dhe të afërmit e mi, që nuk është aspak e vërtetë, pasi është dënuar nga gjyqtar Sh. M.

Admir Sinamati dhe gjithë familja e tij gëzojnë respektin dhe mbështetjen tonë maksimale, si familje shumë e nderuar dhe ndër të paktët që kemi pasur komunikim dhe hyrje dalje në kohen e regjimit komunist me to, duke na përkrahur.

Distancohemi nga institucioni i dosjeve të regjimit komunist që në shkelje të ligjit keqpërdoret për axhendë elektorale kundër kandidatëve të djathtë dhe ish-të përndjekurve politik.

Të trembur nga fitorja e Admir Sinamatit në Kukës si dhe gjithandej të Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ mediat dhe institucionet e kapura po i bëjnë shërbimin e fundit qeverisjes.

Fitore dhe mbështetje Admir Sinamatit dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco