VIDEO/ Shpifjet ndaj kandidatit Sinamati, reagon i dënuari i viti 1970: Montazhe, asgjë nuk qëndron

VIDEO/ Shpifjet ndaj kandidatit Sinamati, reagon i dënuari i viti 1970: Montazhe, asgjë nuk qëndron

15:21, 12/05/2023
A+ Aa A-

Avdi Gjana, kryetari i ‘Shoqatës së të Përndjekurve Politikë’, i përfshirë në grupin e supozuar si i dënuar nga trupa gjykuese, përfshirë babain tim, ka reaguar me neveri duke hedhur poshtë çdo të deklaruar sot nga Safet Gjici!

‘Absolutisht nuk është e vërtetë, sepse në këtë gjyq, Luli nuk ka qenë ndihmësgjyqtar siç bëheshin gjyqet në atë kohë dhe nuk ka shanse që të përzihen vendimet gjyqësore, siç e kam unë. Nëse media merret me këto montazhe, i them mbajeni për vete se janë të pavlera, sepse Kukësi i njeh këto 3 procese gjyqësore që kanë të bëjnë me mua. Dhe në atë proces që kanë qenë këta persona, Luli nuk ka qenë ndihmësgjyqtar.

Prandaj kjo është krejt e pavlerë. Është montazh’, u shpreh Avdi Gjana për mediat.

‘Të gjendur përballë refuzimit përçmues të kuksianëve, pasi u ranë me radhë të gjitha planet për ta deformuar procesin e zgjedhor me anë të blerjes së votës, presionit dhe mashtrimeve, me anë të një montazhi qesharak, sapo tradhtuan edhe sloganin e tyre.

Makineria e propagandës nuk po ‘ecën më përpara’, e dje u detyruan të rikthehen edhe njëherë ‘mbrapa’, për t'u kacavjerrë dëshpërimisht tek zgafellat e sigurimit të shtetit si dikur, duke montuar farsa për të baltosur emrin tonë.

Vetëm një regjim kriminal si ky e ka moralin e prishur që për dy vota të sulmojë të gjallët me ata që prehen në jetën e përjetshme, të thurin intriga e të trazojnë eshtra të njerëzve që jetuan gjithë jetën me dinjitet!

Ne do u japim përgjigjen e merituar ligjore dhe njerëzore këtyre nekrofilëve që vërtiten si hiena nëpër Kukës, e një ditë, qyteti ynë do pastrohet prej banditëve të porositur nga Tirana për të sulmuar kuksianët e ndershëm!’, shkruan Admir Sinamati në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco