Denoncimi/ Arjan Hoxha: Si po shpërndan Dallëndyshe Bici certifikata pronësie për vota

Denoncimi/ Arjan Hoxha: Si po shpërndan Dallëndyshe Bici certifikata pronësie për vota

15:11, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha në studion e Neës24, teksa foli për zgjedhjet e 14 majit tha se administratës i bëhet presion për të marrë pjesë në takime.

Gjithashtu ai theksoi se ka pasur shumë denoncime, duke u ndalur edhe tek rasti i Dallëndyshe Bicit, për të cilën tha se të dërguarit e saj kanë shpërndarë certifikata pronësie.

“Ne kemi përballë Edi Ramën në Kamëz dhe jo Rakip Sulin, Rakip Sulin nuk e ka votuar njeri në duar. Mbyllin zyrat dhe shkojnë në takime, punonjësit janë të detyruar sigurisht. Pra në forma nga më të ndryshme qytetarëve po u bëhet presion. Me Aluizëm, me AKU me ZRPP janë të gjitha në angazhim. Të dërguarit e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshë e legalizimeve, kanë dalë në media, duke dorëzuar certifikatën e pronësisë që në zgjedhje e kanë të ndaluar.

Ka me dhjetëra raste apo denoncime që ne i kemi bërë. Forma të tjera janë investime, në rrugë e rrugica të Bathores sa për fushatë.  Sot kemi nga një familje 5 të punësuar në Bashkinë e Kamzës vetëm për fushatë elektorale, janë me kontrata 2-3 mujore që quhet edhe kontrata prove. Pra ka 67 punësime në kundërshtim absolut me ligjin”, ka thënë ndër të tjera ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco