Kulmi! Kandidati i PS gënjen Beratin me një projekt të Durrësit, PD: Vesi del me shpirtin!

Kulmi! Kandidati i PS gënjen Beratin me një projekt të Durrësit, PD: Vesi del me shpirtin!

14:58, 12/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka denoncuar për mashtrim dhe plegjiaturë, Ervin Demon, kandidatin socialist që kërkon një mandat të dytë për kryebashkiak në Berat, për të ashtuquajturin “park rekreativ” të qytetit, që i bashkangjitet mashtrimin të tij për parkimin nëntokësor. Projekti që ai u paraqet beratasve, në fakt është projekti Vala i vjedhur nga bashkia e Durrësit!

Shyqyri Dura, kryetari i degës së PD në Berat, doli me sot me një deklaratë, në të cilën Demon e cilësoi me ironi si “demonin” e qytetit të tij.

“Demoni i bashkisë Berat nuk i ndahet vesit të plagjaturës, - tha Dura. - Në 2018-ën, ish-zëvendësministër i asaj kohe, Ervin Demo, sipas publikimeve nga media, nga të dhëna konkrete përflitej për plagjaturë, vjedhje intelektuale.

Sot ai vërtet është kryetar bashkie në ikje në Berat, por ai publikon në rrjetet sociale se Berati shumë shpejt do të ketë parkun rekreativ!!! Me shkrim, të shoqëruar me foto nga një projekt 3D!!!

Por, unë iu ftoj të futeni në Google dhe të kërkoni projektin Vala në Durrës, publikuar më 3 tetor 2022. Do të shihni sesi projekti i Parkut Rekreativ për Beratin duket që është marrë "copy past" nga kryebashkiaku në ikje.

Për pseudo-kryetarin, për pseudo-rilindasin Demo, për të emëruarin dhe jo të zgjedhurin, duket sikur gjen vend 100%, fjala e urtë "Vesi del me shpirtin". Plagjatura me projektin 3D dhe mashtrimi me afatin e parkimit nëntokësor janë pjesë e veseve të tij, të cilat i ka ushtruar dhe do të vazhdoj t’jua servirë qytetarëve. Ai shëmbëllen me një drejtues që të keqen e ka bërë rrugë.

Për këtë ka vetëm dënim. Prandaj me 14 maj të marrin bashkë fatin tonë në dorë dhe bashkinë ta drejtojmë së bashku.

Me Qytetar të Parë dhe në krye një njeri human, njeri të fjalës, ne shkojmë drejt fitores së 14 majit. Të votojmë të parin, të votojmë Zijain. Bashkë ia dalim mrekullisht! Bashkë fitojmë! Zoti na priftë nga e mbara!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco