Gjuha e Ramës në fushatë dhe arrestimi i Belerit në Himarë, Mediu: Partia në pushtet blen vota dhe intimidon qytetarët

Gjuha e Ramës në fushatë dhe arrestimi i Belerit në Himarë, Mediu: Partia në pushtet blen vota dhe intimidon qytetarët

15:00, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një intervistë në rubrikën “Opinion”, komentoi zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u ndalur edhe tek arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Gjatë kësaj interviste, Mediu tha se shitblerja e votës është një fenomen shumë i rëndë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka përdorur në këtë fushatë një gjuhë të papranueshme ndaj kandidatëve.

Më tej u shpreh se partia në pushtet blen vota dhe intimidon votuesi.

“Pushteti sot kërkon t’u bëjë presion votuesve. Strategjia politike e mazhorancës ka qenë të mos flasë për kandidatët, për të zhvendosë vëmendjen nga problemet e qytetarëve shqiptarë. Himara ka qenë gjithmonë në një debat të vazhdueshëm dhe këtu duhet gjithmonë një vëmendje më e madhe. Shqetësuese është se PS ndihet si pronar me ligjin, marrëdhëniet ndërkombëtare i shohin si raporte personale dhe ndjesia se janë të pazëvendësueshëm ka sjellë edhe këto probleme”. Unë e kam thënë se “Bashkë Fitojmë” është një subjekt elektoral dhe pjesa tjetër e opozitës është bashkuar rreth kandidatit”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco