Meta: Arrestimi i Belerit dëmton vetëm Edi Ramën, provokatorin e njohur të tensioneve në zgjedhje!

Meta: Arrestimi i Belerit dëmton vetëm Edi Ramën, provokatorin e njohur të tensioneve në zgjedhje!

13:54, 12/05/2023
A+ Aa A-

Pas arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, z. Fredi Beleri, kryetari i PL, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama si provokatorin dhe organizatorin e tensioneve në zgjedhjeve, duke sjellë në vëmendje edhe incidentin e rëndë gjatë zgjedhjeve të fundit në Elbasan dhe nënvizoi se ky rast do të dëmtojë vetëm kryeministrin.

Pasi doli nga selia e PD-së, ku pati një takim me kryetarin e PD, Sali Berishën, Ilir Meta dha një prononcim për mediat.

“U bëj thirrje të gjitha strukturave tona në bashkinë e Himarës, kudo në të gjithë qarkun e Vlorës, = tha ai, - që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të rrisin pjesëmarrjen, të mbrojnë pronat e tyre sepse ai e donte dhe e do bashkinë e Himarës dhe bashkinë e Sarandës, ku ka çuar një kandidat që s’ka asnjë lidhje me Sarandën, i do të gjitha vetëm e vetëm për të lubrifikuar më tej gjithë atë pastrim parash që ka marrë përsipër për të bërë në zonat e Bregut.”

Por, a do ta dëmtojë rasti Beleri, opozitën, a do të ketë ndikim në bashkitë e tjera?

“Zero ndikim, - theksoi Ilir Meta. -  Përkundrazi, do të dëmtojë Edi Ramën që është një provokator i njohur i tensioneve në prag të zgjedhjeve. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë me disa të plagosur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Nuk besoj se e keni harruar. Ishte ai provokatori i ngjarjes kriminale në Elbasan dhe as një diskutim, qytetarët e kanë kuptuar që për të shpëtuar nga një njeri i marrë, ka vetëm një ilaç dhe një rrugë: Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.

Unë i ftoj të gjithë sot të përshëndesin kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçin, i cili ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme një fushatë shumë pozitive, transparente. E keni ndjekur vetë live në të gjitha takimet në kryeqytet, për t’u kthyer bashkinë e Tiranës, të gjithë qytetarëve të Tiranës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco