SYRI TV/ Zija Ismaili, takime në lagjen Kala të Beratit: Pas 14 majit, bashkia e juaja

13:18, 12/05/2023
A+ Aa A-

Zija Ismaili e mbylli fushatën elektorale, duke takuar banorë dhe biznese të lagjes Kala të Beratit. Ai u njoh me disa problematika të kësaj zone, duke vënë theksin te mospastrimi i mbetjeve urbane.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në bashkinë Berat, Zija Ismaili po përfunduar turin e tij të takimeve në lagjen muzeale "Kala". Ismaili është njohur me shqetësimet e banorëve të lagjes, të cilët kanë shprehur shqetësimin se edhe pse një zonë turistike, nuk ka pastrim të mbetjeve urbane.

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili, u ka premtuar ndryshimin rrënjësor të lagjes, pastrim dhe banja publike për turistët, uljen me 30% të taksave bashkiake dhe ndërtimin e një rrjeti transporti të brendshëm për turistët.

Ismaili u ka premtuar tregtarëve e fermerëve se, pas 14 majit, bashkia do të marrë një tjetër fytyrë pasi do të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco