Kryeministri grek: Lironi menjëherë të arrestuarit që të marrin pjesë në zgjedhje

Kryeministri grek: Lironi menjëherë të arrestuarit që të marrin pjesë në zgjedhje

13:17, 12/05/2023
A+ Aa A-

Çështja e arrestimit të Fredi Belerit po dominon axhendën e politikës greke.

Kryeministri i këtij vendi, Kyriakos Mitsotakis bëri një reagim publik në lidhje me këtë ngjarje.

“Më lejoni që të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ka ndodhur në Shqipërinë fqinje mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës dhe anëtari i minoritetit kombëtar grek, Fredi Beleri,” tha kryeministri.

“Këtu nga Lesbosi dua të dërgoj një mesazh për vendin mik, Shqipërinë. Nuk do ketë lëshime për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare greke, Greqia nuk do e pranojë këtë,” tha ai.

“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Europian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor,” tha kryeministri grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco