Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës: Dilni në votime, askush s'e kontrollon votën tuaj!

23:26, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi fton qytetarët të dalin në votime ditën e diel. 

Çim Peka Live, Këlliçi tha se votën e qytetarëve nuk e kontrollon askush, ndaj ata do të votojnë të lirë në 14 Maj. 

Ai theksoi se ndaj qytetarëve të Tiranës po bëhet terror psikologjik, në përpjekje për ta shitur garën e Tiranës si të paracaktuar, ndërkohë që sipas Këlliçit, e kundërta është e vërtetë. 

"Po i bëhet terror psikologjik qytetarëve, po pretendohet të shitet kjo garë sikur është e paracaktuar dhe fitues është Erion Veliaj kur është krejt e kundërta. Dhe unë gjej rastin t'u them qytetarëve të jenë të qetë dhe të dalin të votojnë, të marrin pojesë në votrim edhe ata që nuk janë dakord me mua. Të dielën të kemi një proces votimi të shkëlqyer. Qytetarët të mos harrojnë, as Belind Këlliçi dhe as Erion Veliaj nuk ua kontrollon votën. Kur të shkoni te dhoma e fshehtë kur të merrni këtë fletën e votimit jeni ju dhe zoti dhe ndërgjegjja juaj. Shkoni dhe votoni për 4 vitet e ardhshme për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja. Nëse doni të shihni ndryshimin, ndryshimin e keni fare mirë të qartë edhe ditën e sotme kur jemi prej dy orësh këtu dhe në asnjë moment s'më keni parë të ndërpres asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi jam krenar që i kam në krahj, nuk janë figurina, por personalitete, që janë kokaplot, që janë njerëz të nderuar me integritet. I tillë është i gjithë këshilli bashkiak. Dhe ndryshe nga modelet që keni parë, kur vjen kryetari i bashkisë në një emision me 5 anëtarë të stafit të tij dhe nuk foli askush tjetër", u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco