SYRI TV/ ‘Brain Gain’ prezanton librin e punëve të mira, Berisha: PD është një lokomotivë e reformave

15:32, 11/05/2023
A+ Aa A-

Në një takim me departamentin Brain Gain ku u prezantua libri për punët e mira të qeverisjes së djathtë, Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kjo forcë politike ka qenë lokomotivë për zhvillimin e vendit. Berisha denoncoi edhe politikat e ndjekura nga mazhoranca socialiste, të cilat e kanë çuar Shqipërinë drejt regresit.

Syri Tv

Lideri i opozitës  Sali Berisha gjatë aktivitetit të departamentit Brain Gain në selinë Blu, ku u prezantua libri i punëve të mira të kësaj force politike, theksoi se Partia Demokratike ka qenë dhe do të jetë lokomotivë e zhvillimit të vendit. 

Berisha denoncoi edhe politikat e ndjekura nga mazhoranca socialiste, të cilat e kanë çuar Shqipërinë drejt regresit.

Drejtuesi i departamentit të Brain Gain, Andi Mustafaj tregoi arsyet e botimit të këtyre arritjeve.

Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarë të këtij departamenti që jetojnë jashtë vendit, të cilët vlerësuan reformat e PD të ndërmarra ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco