SYRI TV/ Meta nw mbështetje të kandidatin, Rrok Dodaj: Më 14 maj, të ndalojmë shpopullimin

15:25, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim në Pukë, duke kërkuar mbështetje për kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë, Rrok Dodaj. Më herët, përmes një postimi në twitter, Meta theksoi se pavarësisht shkeljeve të standardeve zgjedhore nga qeveria, opozita do t’i japë fund monizmit në bashki. 

Kryetari i Partisë së Lirisë,  Ilir Meta  zhvilloi një takim me shtabin e Pukës, ku shprehu  mbështetjen për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Rrok Dodaj. 

Në fjalën e tij, kreu i Partisë së Lirisë,  deklaroi se pas 14 majit, në bashkitë e vendit, modeli i korrupsionit do  zëvendësohet me transparencën, ndërsa vlerësoi programin e kandidatit të opozitës, i cili  ka premtuar se vendimet kryesore do i marrin qytetarët e Pukës përmes referendumit.

Më herët, përmes një postimi në twitter, Meta deklaroi se Pavarësisht nga dhunimet e standardeve zgjedhore  nga Kryeministri dhe qeveria, opozita është e vendosur për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetin lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco