SYRI TV/ ‘New York Post’, vlerëson kandidatin Këlliçi: Po lufton me rivalin e lidhur me Soros

15:07, 11/05/2023
A+ Aa A-

Gazeta e njohur amerikane ‘New York Post’ në një artikull të saj thekson se kandidati i opozitës në zgjedhejt e 14 Majit, Belind Këlliçi po lufton me rivalin e lidhur me Sorosin narkotrafikun dhe aferën e McGonigal. Gazetarja e njhur Miranda Devine shkruan se ndikimit të tij dashakeqës mbi zgjedhjet anembanë globit, po i kundërpërgjigjet një gjeneratë në rritje liderësh politikë, ashtu si Belind Këlliçi, duke e cilësuar çelës për rrëzimin e qeverisë socialiste.

Syri Tv

‘’Belind Këlliçi- konservatori i moderuar i arsimuar në SHBA po konkurron në një garë të ngushtë për kryetar bashkie në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, i cila do të jetë çelësi për rrëzimin e qeverisë socialiste në shtetin anëtar të NATO-s në vitin 2025.’’

Kështu shkruan në artikullin e saj gazeta e njohur amerikane, ‘New York Post’. Në analizën e publikuar nga gazetarja e njohur  Miranda Devine, ku listohen pesë liderët që po përpiqen t’i rezistojnë megadonatorit të majtë, George Soros, ajo thekson se ndikimi keqdashës I Soros duket i madh mbi zgjedhjet anembanë globit dhe djali i tij, Alex Soros, është edhe më radikal. Por një brez në rritje i liderëve politikë anti-Soros po lufton.  Mes liderëve ajo liston  Jaroslaë Kaczynski në Poloni, Ron DeSantis në SHBA, Giorgia Meloni në Itali, Bruno Retailleau në Francë dhe Belind Këlliçin  në Shqipëri.

“Kundërshtari i Belind këlliçit është një beniamin i Sorosit nga një parti socialiste, i akuzuar për lidhje me narkotrafikun dhe korrupsionin e Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së, aktualisht nën padi federale”

Gazetarja citon se ata që e njohin 92 vjecacrin Soros, thonë se i pëlqen të krijojë kaos në Neë York e kudo tjetër në botë, pasi beson se vetëm duke përmbysur status quo-në mund të ngrejë kokë një shoqëri globaliste liberale. Ndikimi i tij i lig iu qëndron mbi kokë zgjedhjeve kudo ku janë anembanë globit.Por një gjeneratë në rritje liderësh politikë anti-Soros po i kundërpërgjigjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco