SYRI TV/ Investime preferenciale edhe në Korçë, banorët e Dërsnikut denoncojnë: Rruga 10 vjet e amortizuar

13:54, 11/05/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm në Roskovec, por edhe në Korçë bashkia duket se ka bërë investime preferenciale për shkak të bindjeve politike të banorëve. Një tjetër denoncim vjen nga fshati Dërsnik, i cili vuan prej 10 vjetësh nga mungesa e infrastrukturës, por vetëm një javë para zgjedhjeve bashkia po shtron çakull elektoral.

Nga SYRI TV

Fshati Dërsnik në Korçë është lënë në harresë prej vitesh nga bashkia, por në prag të zgjedhjeve, duket se Sotiraq Filo po kërkon votën e banorëve të këtij fshati me çakull elektoral.

Banorët thonë se rruga është e amortizuar prej të paktën 10 vjetësh, ndërsa shprehen se vetëm tani bashkia u kujtua për ta rehabilituar me çakull.

Edhe në banorë të këtij fshati, kanë dyshime se janë diferencuar nga bashkia për shkak të bindjeve të tyre politike, duke marrë si shembull se vetëm në fshatin ngjitur tyre, Polenë, ka pasur investime të shumta.

Banorët shprehen se kryetari shkon në fshat vetëm për premtime e për të marrë votat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco