SYRI TV/ Zija Ismaili, takime me tregtarët në Berat, premton ulje me 30% të taksave

13:23, 11/05/2023
A+ Aa A-

Zija Ismaili, takoi tregtarët në tregun ushqimor të qytetit të Beratit, ku u njoh me vështirësitë që po has biznesi. Kandidati i opozitës për këtë bashki, premtoi ulje me 30 përqind të taksave për biznesin në qytet.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në bashkinë Berat, Zija Ismaili vijon turin e tij të takimeve në qytetin e Beratit. Ai është ndalur në tregun e madh ushqimor e blegtoral, aty ku  është njohur me shqetësimet e tregtarëve të mishit e bulmetit, që deklarojnë se nuk po marrin dot frymë nga taksat e larta dhe detyrimet bashkiake.

Më pas, Ismaili është ndalur dhe ka bashkëbiseduar me fermerët që kishin sjellë për të shitur në treg produktet e tyre ushqimore e blegtorale, produket "bio".

Pasi u njoh me shqetësimet e tregtarëve e fermerëve, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili, u ka premtuar tregtarëve ulje me 30% të taksave të tyre bashkiake si dhe përmirësimin e kushteve të brendshme të këtij tregu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco