VIDEO - E rëndë në Skuraj të Kurbinit/ Nuk i shkuan pas kandidates së Rilindjes, policia u rrethon biznesin

13:34, 11/05/2023
A+ Aa A-

Rilindasit nuk ndalen në kërcënime, në dhunë dhe në përdorimin e të gjithë metodave të ndryshme për të intimiduar e kërcënuar qytetarët e thjeshtë që të bëhen pjesë e skalioneve të tyre dhe të votojnë me 14 maj për kandidatet e PS.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kurbinit gjatë ditës së sotme.

Në pamjet e siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net duken forcat policore që kanë rrethuar një biznes dhe kanë nisur izolimin e tij nga rruga.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Skuraj dhe ky biznes që rilindja po i vë gardhin ka paguar rregullisht taksat e shtetit shqiptar.

Por sot politikisht pasi menaxherët nuk i janë bindur kandidates së Ramës Majlinda Cara ajo ka urdhëruar izolimin e biznesit të tyre.

Pronari i lokalit është kryetar seksioni i PD në zonë dhe pak ditë më parë aty është zhvilluar një takim i kandidatit të opozitës për Kurbinin Behar Haxhiu.

Pra revanshi nuk ka kufi. Dhe nuk ka nevojë për shumë komente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco