VIDEO/ Me zë dhe figurë/ 'Më erdhën socialistët e më kërkuan votën për 100 mijë lekë'

13:24, 11/05/2023
A+ Aa A-

Një denoncim live për blerje votash nga socialistët është bërë pak kohë më parë në Tiranë, nga një zonjë, e cila tregoi me përpikmëri se si funksionon kjo makineri elektorale, duke të ofruar 50 mijë apo 100 mijë lekë për votë.

Gjatë takimit me kandidatin e opozitës Belind Këlliçin, zonja e nderuar theksoi se personat e caktuar nga PS, të vijnë të marrin në shtëpi me makinë, të çojnë te qendra e votimit dhe pastaj të japin dhe lekët.

‘Pavarësisht se unë jam fukara, por lekët nuk i kam marrë’, u shpreh zonja.

Zonja: Gjithë njerëzit do t’ju japim nga 50 mijë apo 100 mijë lekë. Kanë ardhur brenda në shtëpi këta të socialistes para dy apo tre ditësh. Do vijmë të marrim me makinë mu te shpia dhe thotë do të votosh për këtë. Se unë jam një njeri që kam gocat, kam dhëndurët, kam krushqit, kam gjithë njerëzit, kam 20 vota me llogari t'i bëj unë. Të vijnë të marrin me makinë dhe të çojnë te qendra e votimit, të japin dhe lekët. Pavarësisht se unë jam fukara, por lekët nuk i kam marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco