'Takimi i fshehtë Balla - Basha' në këndvështrimin e Genc Gjokutajt dhe Basir Çollakut

'Takimi i fshehtë Balla - Basha' në këndvështrimin e Genc Gjokutajt dhe Basir Çollakut

08:07, 11/05/2023
A+ Aa A-

Në emisionin “Çim Peka Live u transmetua mbrëmjen e së mërkurës, një video ekskluzive e takimit të fshehtë mes  ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Flasin sot për këtë temë, z. Genc Gjokutaj, jurist i njohur dhe z. Basir Çollaku,  Drejtor Informacioni në Shijak Tv, në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV.

Sikurse u pa nga pamjet, takimi është zhvilluar në datën 3 dhjetor të vitit të kaluar në banesën e një prej bashkëpunëtoreve të ngushta të Lulzim Bashës, e cila për ironi, disa muaj para këtij takimi, ishte zgjedhur me votat e mazhorancës dhe të opozitës në një funksion të rëndësishëm publik.

Siç shihet në videon e siguruar nga Syri Televizion, i pari që ka mbërritur në vendin e takimit, është Lulzim Basha, i cili nuk udhëtonte me makinën personale por me atë të bashkëpunëtores së tij të ngushtë. 

Pak minuta me pas, ekzaktësisht në orën 18.27 minuta të mbrëmjes së 3 dhjetorit, në të njëjtin vend mbërrin edhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kamerat tregojnë se takimi mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës ka zgjatur plot 60 minuta. I pari që është larguar nga takimi është Taulant Balla. 

Disa minuta pas Ballës, ka dalë nga banesa edhe Lulzim Basha.

Ndonëse takimet e fshehta mes Bashës dhe Ballës janë mohuar vazhdimisht, provat e publikuara në emisionin “Çim Peka Live” faktojnë se si Lulzim Basha, ndryshe nga sa artikulonte publikisht, takohej në fshehtësi me Taulant Ballën, rivalin kryesor politik, të cilin e akuzonte për lidhje me bandat.

Këto prova dëshmojnë shumë lidhur me pengmarrjen e opozitës përmes pazareve, milionat e tenderave për njerëzit pranë Lulzim Bashës e deri te dosja “Tojota Yaris”, subjekt hetimi i drejtësisë belge.

Takimi i fshehtë Basha-Balla u zhvillua në një kohë, kur opozita përgatitej për zgjedhjet lokale, ndërsa Gjykata e Apelit do të vendoste 3 muaj pas këtij takimi kult, marrjen peng të logos së PD-së për të rivalizuar kandidatët demokratë në këto zgjedhje me të komanduarit nga Enkelejd Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco