Fredi Beleri, kandidati i opozitës për Himarën, intervistë në 'Kafe Shqeto'

Fredi Beleri, kandidati i opozitës për Himarën, intervistë në 'Kafe Shqeto'

07:45, 11/05/2023
A+ Aa A-

Z. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë e Himarës është ftuar sot për një intervistë në emisionin 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të shpalosur platformën e tij të zhvillimit si dhe problemet e hasura gjatë kësaj fushate.

Përshkrim i kandatit Fredi Beleri në portalin e tij beleris.com - Curriculum Vitae

Linda në Himarë në vitin 1972 nga një familje blegtorësh. Mbarova shkollën fillore në Mihaili, shkollën e mesme në Spile në vitin 1990, ndërsa në vitin 2012 mbarova studimet në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin “Pantio” të Athinës.

Në vitin 1990 së bashku me mijëra bashkatdhetarë të tjerë mora udhën për në Greqi, fillimisht u vendosa në Zaqintho dhe në vijim në vitin 1994 në Athinë.

Në Athinë krijova biznesin tim instalimesh hidraulike ku edhe ushtrova aktivitetin për njëzetë vjet, ndërsa sot, pasi u ktheva në Himarë, aktivizohem në fushën e turizmit.

Aktivizimi im me politikën filloi me zgjedhjen time në vitin 1992 si anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Hmarjotëve të Peloponnezit dhe Ishujve të Jonit, në periudhën 2006-2008 isha Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Himarjotëve, ndërsa nga viti 2008 deri më 2011-ën Kryetar i saj.

Që në vitin 2009 jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Omonias, ndërsa në vitin 2014, pasi u ktheva në Himarë, u akzivizova në Degën e Omonies së Himarës si Kryetar i saj, në vitin 2015 u zgjodha Nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, ndërsa po atë vit, me qëllim inspirimin e helenizmit kandidova për Kryetar Bashkie.

Objektivi dhe impenjimi im me problemet shoqërore dhe politikën është garantimi për secilin bashkëqyterin tim i të drejtave të tij në vendlindje, në Himarë, por edhe më tej mbrojtja e të drejtave të Helenizmit.

Më 22 dhjetor 2022 kisha nderin dhe gëzimin e madh që të pres dhe t’i uroj mirëseardhjen në Himarë Kryeministrit të Greqisë, Qirjako Micotaqit, në një moment të veçantë vetdijeje kombëtare.

Sot, në fushatën elektorale të 14 majit, duke qenë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër, kandidoj për postin e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, eveniment që në vetvete për mua përbën hapin më të rëndësishëm të jetës sime.

Jam i martuar me Andonia Tatoun dhe kam dy fëmijë, Ermionin dhe Petron.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco