Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

14 Maji/ Meta: Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, fitorja është e padiskutueshme

14 Maji/ Meta: Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, fitorja është e padiskutueshme

22:54, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta thotë se është e pa diskutueshme fitorja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Meta tha në emisionin “Opinion” se një tjetër objektiv është dhe fitorja e 80% e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

“Fitorja e trekëndëshit Tiranë Durrës dhe Elbasan është fitore e pa diskutueshme, është minimumi që mund të fitojmë. Nuk ndodh që mos fitojmë. Nuk ka dështim për opozitën në këto zgjedhje. Objektivi të kemi 80% të këshillave bashkiakë. Përsa i takon çështjes së kandidatëve, absolutisht nuk ka limit këtu se garojmë në të gjitha bashkitë. Në Korçë është e pa diskutueshme fitorja. Shqiptarët të shkojnë të votojnë, pasi ai që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkoj llogari nesër. Fitorja do të jetë e thellë në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco