Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Lajm i shpikur nga kuzhina e Ramës

Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Lajm i shpikur nga kuzhina e Ramës

22:30, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar deklaratën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri për helenizimin e Himarës.

Në emisionin “Opinion”, Meta tha se nuk është e vërtetë deklarata e publikuar në media dhe se një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga vet Beleri.

Blendi Fevziu: Çfarë ndodh, duket një deklaratë paksa e çuditshme. Besoj se e keni, por po ua vë edhe unë. Është jetike për helenizimin e Himarës dhe duhet të lehtësojmë rrugën e helenizimit. Ç’punë kanë partitë politike greke njëherë në zgjedhjet lokale në Shqipëri?

Ilir Meta: Jam shumë dakord me ju. Tani kam një pyetje për ju. Nxirreni dhe përgënjeshtrimin që ka dhënë zoti Beleri.

Blendi Fevziu: E thashë pra. Thotë që është një përkthim jo i drejtë. Që partitë politike greke janë të gjitha në ndihmë të tij?

Ilir Meta: Po mirë pra po ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në zgjedhjet në Mal të Zi. Ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në Turqi? Gabim e kanë edhe partitë greke që ndërhyjnë në Shqipëri. Ne kemi rastin e këtij tani. Ky është një lajm i shpikur nga kuzhina e Fugës dhe e Ramës sepse ai është i tmerruar që do ta humbasë Himarën siç është i tmerruar edhe për Sarandën. Nuk ka çfarë i bën as Beleri e askush Himarës, përkundrazi, Beleri ka vetëm një detyrë. Të mbrojë pronat e gjithë himariotëve, që nga Petrit Vasili që është nga Vunoi. Kudo sepse Edi Rama nuk ka problem as helenizimin, se e dimë çfarë patrioti është Edi Rama. E dimë si e shkeli Gjykatën Kushtetuese për çështjen e detit me Greqinë. Ai ngaqë është i tmerruar nga humbja e Himarës, nga humbja e gjithë qarkut të Vlorës përfshirë edhe Sarandën ku ai del i treti…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco