‘ As Shkodra, as Kamza nuk kthen’, Balliu: Nuk ka asnjë diskutim për fitoren, Rakipi shkon në shtëpi

‘ As Shkodra, as Kamza nuk kthen’, Balliu: Nuk ka asnjë diskutim për fitoren, Rakipi shkon në shtëpi

22:20, 10/05/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në grupin e Rithemelimit, Klevis Balliu ka folur për zgjedhjet e 14 Majit dhe garën në bastionet e djathta.

Ai u shpreh se as Shkodra, dhe as Kamza nuk kanë asnjë shans të kthejnë rezultatin në favor të socialistëve.

“As Shkodra, as Kamza nuk kthen. Mbyllet votimi dhe në 8 e gjysmë Rakipi arrin në shtëpi, mbyllet Kamza. Nuk ka asnjë diskutim qoftë për Kamzën, qoftë për Shkodrën”, u shpreh Balliu.

Ai tha se Rakip Suli ka bërë shkelje të rënda gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Kamzës.

“A janë këta që sollën kandidatë me rekorde kriminale? Çfarë fytyre ka Rakip Suli të shkojë në Kamëz dhe t’i kërkojë votën qytetarëve. Në Laknas shkon atje rindërtimi i shkollës kushton 4.5 mln euro.34 tendera me flamur të kuq. Pse nuk arrestohen ata që bënë legalizime në kohë fushate”, u shpreh Balliu në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco