Takimi Basha-Balla/ Blushi: E neveritshme, thika pas shpine ndaj popullit opozitar ka një emër

Takimi Basha-Balla/ Blushi: E neveritshme, thika pas shpine ndaj popullit opozitar ka një emër

21:58, 10/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari  i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me videon që publikoi Syri Tv, mbi takimin e fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Blushi shkruan se ky takim i bërë skutave është i neveritshëm. ‘’Më 14 Maj votë për të ndëshkuar korrupsionin e "Rilindjes" që varfëroi dhe shpopulloi Shqipërinë!’’, shkruan Blushi ndër të tjera.

Postimi i plotë i Blushit:

Takimi sekret Basha-Balla, skutave si banditë! Të neveritshëm!

Për këdo që kishte një dyshim sado të vogël, ja ku është prova!

Pabesia, tradhëtia, poshtërsia dhe thika pas shpine ndaj popullit opozitar ka një emër!

Mos u gënjeni më nga kandidatët kukulla të Edi Ramës në këto zgjedhje që gjoja garojnë si "opozitarë"! Shihni kush i ka emëruar: Basha-Balla!

Më 14 Maj votë për të ndëshkuar korrupsionin e "Rilindjes" që varfëroi dhe shpopulloi Shqipërinë!

Më 14 Maj votë për të ndëshkuar pabesinë ndaj 750 mijë opozitarëve të ndershëm, që kanë sakrifikuar gjithçka në 10 vite për lirinë dhe demokracinë!

Më 14 Maj votoni vetëm për kandidatët e Primareve dhe për koalicionin "Bashkë Fitojmë"!

Do të fitojmë padiskutim për të pastruar politikën dhe Shqipërinë nga ky "llum" që ka marrë peng të ardhmen e vendit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco